Tahiri: Marrëveshja e re në Kuvend
Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, deklaroi dje se gjatë vizitës që do të zhvillojë në Greqi, ministri i Jashtëm, Edmond Panarati, të shoqërohet edhe nga një delegacion gjithëpartiak nga Parlamenti. Tahiri theksoi se çështja e kufijve detarë do të jetë pikë kryesore e diskutimeve dhe opozita duhet të jetë e pranishme. Duke filluar pse jo që nga vizita e ardhshme e ministrit të Jashtëm në Greqi dhe takimet e tij me ministrin e Jashtëm, ku domosdoshmërisht për shkak të situatës do të diskutohet marrëveshja e detit. Nuk ka gjë të keqe që në këto takime të marrë pjesë edhe një delegacion apo të jenë pjesëmarrës edhe përfaqësues të Parlamentit nga opozita, komisioneve parlamentare, që domosdoshmërisht duhet të kenë zërin e tyre në monitorimin e kësaj marrëveshjeje, tha Tahiri.