E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi eshtja came do te prezantohet edhe ne Kuvendin e Shqiperise

Çështja çame do të prezantohet në Kuvendin e Shqipërisë, ku të gjithë deputetët do të njihen me historinë dhe tragjedinë e kësaj pjese të popullit shqiptar. Kështu ëhstë shprehur kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi një ditë para nisjessë javës së Kulturës dhe Historisë së Çamërisë që do të zhvillohet nga data 25 deri më 30 qershor.

“Lajtmotivi i kësaj jave do të jetë ditën e shtunë, aty ku ne shlyejmë një borxh ndaj martirëve të kombit tonë, që humbën jetën nga genocidi grek”- u shpreh Idrizi, i cili shtoi se kjo është java ku të gjithë duhet të bashkohemi për të drejtat e një popullsie, e cila u diskriminua, masakrua dhe u dëbua, vetëm pse ishin shqiptarë.

“Kjo javë shpalos kulturën, traditën dhe historinë, e një treve, pa të cilat kombit tonë do t'i mungonte një pjesë e identitetit të tij. Për këtë arsye, për herë të parë, çështja çame dhe kultura e Çamërisë do të dalin nga sallat e mbyllura të konsumit të brendshëm, për t'u bashkuar me çdo shqiptar”- vijoi më tej ai.

Sipas Idrizit janë planifikuar një sërë aktivitetesh, të cilat nuk do të vendosin në pah fjalët e ftohta të diplomacisë dhe politikës. Në qendër të vëmendjes do të jenë dëshmitë e atyre që në moshë fare të vogël kanë parë masakrimin e të afërmve dhe janë detyruar, në mes të dimrit, të përshkojnë qindra kilometra nën armët e armiqve të tyre.

“Në Kllogjer të Sarandës, ku më shumë se 3000 shqiptarë të Çamërisë humbën jetën e nuk u lejuan të kishin as një gur mbi varr do të kenë një varrezë monumentale për t'i nderuar, për të kujtuar atë çka ndodhi e për të marrë forcë për betejën tonë legjitime. Nevoja për të mos harruar është sot qëllimi i çdo shqiptari patriot.
Në Kllogjer, do të nisim një epokë të re, ku e shkuara do të gdhendet e pashueshme dhe e ardhmja do të marri një hov të r”- theksoi kreu i PDIU-së.

Një tjetër projekt madhështor do të gjejë zbatim në Ninat të Sarandës, ku do të nderohen figura të shquara të kombit si Hasan Tahsini dhe Bilal Xhaferri me një kompleks muzeal për shqiptarët e Çamërisë.
“Në ndjekje të hapave që ndoqën të shpërngulurit nga shtëpitë e tyre do të kryejmë marshimin e heshtur drejt Qafë Botës, ku tregojmë forcën e kombit tonë dhe vendosmërinë që shumë shpejt ne do të kthehemi në trojet tona”- vijoi Idrizi, i cili i bëri thirrje gjithë shqiptaëve që të jenë pjesë e këtij evenimenti, pasi çështja çame dhe kultura e kësaj treve, i përkasin të gjithë shqiptarëve, pavarësisht prejardhjes së tyre krahinore, apo bindjeve të tyre politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›