E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prerja e pemëve, Rama: Vizion barbar. Një klientelë e vogël e qeverisë po dominon ekonominë e vendit

Share

Partia Socialiste është shprehur e shqetësuar në lidhje me prerjen e drurëve në Parkun e Tiranës për zgjerimin e rrugës së Elbasanit.

Në një konferencë për shtyp, kreu i selisë rozë Edi Rama e ka cilësuar prerjen e drurëve si një masakër mjedisore e cila bëhet për interesa klienteliste.
Sot me alibinë e zgjerimit të rrugës ajo që po ndodh është hapja e territorit të parkut për interesat e një klientele tanimë famëkeqe në Tiranë me dominancë jashtëzakonisht të fortë në vetë ekonominë e vendit. tha Rama.
Sipas tij kjo që po ndodh, është  pjesë të një vizioni që kanë cënuar për momentin parkun, por që rrezikon të cënojë të gjithë zonën e mbrojtur të qendrës së kryeqytetit.

Rama tha se klientët e qeverisë dhe oborrit të kryeministrit po blejnë godinat e vjetra të qendrës, që janë vënë në mbrojtje dhe që janë përfshirë si të paprekshme në planin francez të qendrës. Ai shtoi se zhbërja e planit francez, ka rrezik të zhbëjë edhe këtë vendim, ku dhënia e lejeve të ndërtimit në këtë zonë do të sillet një shkatërrim.

Po ashtu, kreu socialist denoncoi edhe prerjen e pemës 240 vjeçare të Ethem Beut, buzë bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Shumë kush duhet të shtrembëroje buzët, se është diçka shumë e vogël për të nxituar denoncimin tonë. Është shprehja më shembullore e një vizioni barbaria i cili e kërcënon Tiranën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit shtoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›