E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri per llotarine Proces transparent dhe i botuar ne te gjitha mediat

Kryeministri Sali Berisha i përgjigjet akuzave të opozitës lidhur me llotarinë kombëtare. Sipas kreut të qeverisë procesi ka qenë dhe mbetet transparent, i botuar në të gjitha mediat, me kritere rigoroze të përcaktuara nga dy qendra, ajo evropiane dhe ajo botërore e llotarisë. Kryeministri Berisha i bëri thirrje opozitës se është i hapur dhe mirëpret komisionin hetimor në Kuvend për këtë çështje.
”Ka qenë një proces transparent i botuar në të gjitha mediat me kritere të përcaktuara dhe ndër më rigoroze, të përcaktuar nga dy qendra: ajo europiane dhe botërore e lotarisë. Kriteri i artë i listës së kritereve të tyre është simbolik, të cilët këto qendra ua lëshëojnë vetëm këto kompanive që plotësojnë disa kritere dhe natyrisht që Shqipëria nuk mund të shmnagte këtë kriter, të cilin e vendosi ministria e Financave”- theksoi shefi i qeverisë, i cili akuzoi kreun e opozitës se bëri një gabimn trashanik kur deklaroi se kompanitë mbajnë 90% dhe shteti ka mbajtur 10 %, pasi sipas tij 10% është fija koncensionare.
Berisha theksoi se mirëpret transparencën e opozitës dhe komisionin hetimor për këtë çështje që javën e ardhshme në Kuvend.

Berisha për ndryshimet në qeveri
I pyetur nga mediat për emërimin e Flamur Nokës në postin e ministrit të Brendshëm, kryeministri Berisha u shpreh se: Noka është një nga bashkëpunëtorët e mi të ngushtë dhe me një integritet të lartë, i cili me përkushtim të madh ka punuar për suksesin e kësaj qeverisje”- theksoi shefi i qeverisë dhe është gabim të mendohet se kushtet partiake janë dënim për postet ministrore, ndërsa për ndryshimet në postet ministrore të LSI –së ai tha se i ka propozuar presidentit emrat dhe shprehu bindjen se ata kanë potencialet për të përballuar me dinjitet detyrat.
”Ndryshimet që ka bërë LSI-ja i ka gjykuar në interesin e saj më të mirë dhe unë në bazë të marrëveshjes i kam propozuar presidentin emrat për postet e LSI-së. Ata do përmbushin detyrat e tyre dhe kanë potencialet për të përballuar me dinjitet sikundër kam falenderuar dy zotërinjtë Nasip Naço dhe Petrit Vasili për bashkëpunimin e shkëlqyer që kam patur dhe ky është qëndrimi dhe shpjegimi im për të gjitha ndryshimet”- sqaroi kryeministri.

Kryeministri takon Thaçin: Bashkëpunim për të ardhmen europiane
Situata politike në Shqipëri dhe Kosovë, përmbyllja e pavarësisë së Kosovës, forcimi i bashkëpunimit mes dy vende për të ardhmen evropiane dhe festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kanë qenë temë e bisedimeve mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryeminsitrit kosovar Hashim Thaçi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Sipas kryeministrit Berisha Kosova po përmbyll me sukses të plotë procesin e mbikëqyrjes së pavarësisë, e cila vjen si pasojë e një procesi të mëdh zhvillimi dhe konsolidimit të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike, si edhe shndërimin e Kosovës në faktor të vërtetë paqeje e bashkëpunimi rajonal.

Berisha: Zgjedhja e Nishanit në gërmë dhe frymë të kushtetutës
Duke diskutuar për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë ,kryeministri Berisha theksoi se u përmbyll në përputhej të gërmës dhe frymkës së kushtetutës, ndërsa ka velrësuar figurën e Nishanit në krye të shtetit.
”Diskutuam edhe për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, e cila kaloi një nga procesete më të rëndësihem të vendit, atë të zgjedhjes së presidentit të Republikës, i cili u përmbyll në përputhje të plotë me gërmën e frymën e kushtetutës, në zgjedhjen e një personaliteti me integritet për të përmbushur me dinitet këtë mision”- theksoi shefi i qeverisë shqiptare.
Gjithashtu kryeministri tha se me homologun kosovar ka diskutuar edhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në interesin e përbashkët dhe të gjithanshëm të qytetarëve të dy vendeve, por në mënyrë të veçantë edhe për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,që sipas berishës për shkak të pavarësisë së Kosvës festohet me flamurin kombëtar më lart se kurrë.
Një cështje tjetër e rëndësishme në këtë takim mes dy homologëve ka qenë edhe bahsëkëpunimi dypalësh për perspektivën europiane dhe atlantike të dy vendeve.

Thaçi: Informova Berishën për zhvillimet në Kosovë
Kryeministri kosovar deklaroi s eka 8informuar homologun shqiptar për hapat që po ndërmerr kosova për pëmbylljen me sukses të pavarësisë dhe për zbatimin e plotë të dokumentit të Ahtisarit, që është baza e shpalljes së pavarësisë për ndërtimin e Kosovës etnike dhe demokratike, si ehde për vlerësimin që do i bëhet Kosovës në 2 korrik në Vjenë me rastin e paraqitjes së arritjeve.
Ai ka falenderuar kryeministrin shqiptar dhe institucionet shqiptare për mbëhstetjen që i kanë dhënë në dërtimind he kosnsolidimin e shtetit të Kosovës.
”Besoj se në 2 korrik do kemi përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe pastaj do t’i hapet rrugë liberializimit të vizave dhe integrimit në NATO dhe Bashkimin evropian’- deklaroi Thaçi nga Tirana, i cili shtoi se parlamenti i kosovës sapo miratoi ndryshimet për përmbylljen e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›