Skenari i PS djegia mandatit te rishtyre te 12 korrikut

Demokratët e kanë të qartë se skenari i socialistëve lidhur me reformën të çon tek djegia e mandatit të rishtyrë të komisionit. Ajo çfarë ndodhi një ditë më parë në komision e qartësoi këtë qëllim. Sipas Ilir Rusmalit, bashkryetar në komisionin e reformës zgjedhore u përdor pseudojustifikimi i mungesës së komenteve me shkrim të ODIHR lidhur me përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Edhe e shtuna për demokratët duhet të ishte punë, por në mungesë të socialistëve, nuk ka mbi dhe për çfarë të punohet.
Socialistët nuk i riktheu në punë as shqetësimi i ODIHR drejtuar dy bashkryetarëve një ditë më parë pas mbledhjes së dështuar të komisionit. Në fjalë të fundit dhe për ODIHR, ishte justifikim ajo çfarë kërkuan socialistët si komente me shkrim për teknologjinë.
Rusmali shpjegon absurdin që qëndron në këtë kërkesë. Ai thotë se komentet janë prej kohësh me shkrim dhe me gojë në dispozicion të komisionit, me shkrim për teknologjinë e identifikimit dhe me gojë për numërimin e votave. Në sintezë ato janë identike me njëra –tjetrën pasi lidhen me parimin dhe procedurën kur përdorët teknologjia në zgjedhje.
Pas këtij arsyetimi z. Rusmali, bashkryetar i komisionit për reformë zgjedhore, thotë se logjika të shpie tek bllokimi, duke kërkuar që kjo t’i faturohet ODHIR.
Por qëndrimin refuzues të socialialistëve ndaj reformës demokratët e kanë ndeshur dhe në mënyrën sesi trajtohen çështje që e mbajnë atë të pakonkluduar siç është KQZ. Rekomandimet i ODHIR për këtë çështje, flet për një kompozim dhe jo ndryshim të mënyrës sesi zgjidhet kryetari i KQZ-së, që në fjalë të fundit do të siguronte paanshmërinë e insitucionit. Me këtë variant demokratët kanë qenë dakort që në krye të herës.
Megjithë premisën aspak pozitive sesi nisi punën komisioni ditën e premte, demokratët duken të vendosur të angazhon bashkë me opozitën për ta përmbyllur reformën zgjedhore.