Idrizi eshtja came drejt Brukselit

PDIU do t’i përcjellë Brukselit dhe të gjithë instancave ndërkombëtare të drejtësisë rastet e përsëritura të kthimit të shqiparëve me origjinë çame në kufirin grek. Sipas kryetarit të partisë, Shpëtim Idrizi po krijohet baza e të dhënave me incidente të tilla të cilat do të ndiqen në rrugë ligjore.
“Për secilin rast ne kemi bërë maksimumin dhe po e ndjekim në vazhdimësi. I kemi shkruar BE-së, presidentit Barroso, komisionerit Fyle, kemi folur me autoritetet më të larta të shtetit shqiptar, me miqtë ndërkombëtarë. Po krijojmë database-n e të refuzuarve dhe shumë shpejt do paraqesim një dosje të plotë të tyre. Ne duam prej shtetit grek, të kërkojë ndjesë për krimet e mëdha dhe duam zgjidhje juridike për këto krime”-tha Idrizi.
Në kushtet e krizës ekonomike, grekët kanë nxjerrë në shitje pronat çame, sipas Idrizit, gjë të cilën ky komunitet nuk do ta lejojë.
“Këto prona, me shumë gjasa janë prona të shqiptarëve të përzënë me forcë apo të spastruar etnikisht në fund të Luftës së Dytë Botërore, sepse nuk dimë që shteti grek të ketë prona të tjera në këto zona”-theksoi ai.
Deklarata e Idrizit u bë në çeljen e javës çame, një javë e mbushur me aktivitetet përkujtimore dhe që do të kulmojë me marshimin tradicional çam, në Qafë-Botë të Sarandës më 25 qershor.
Elona Gjylmi