Imami Se shpejti do te blejme arme nga kompanite private
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi dje se Shqiperia si nje vend anetar i NATO-s do te nise dialogun me kompani te fuqishme private per blerjen e pajisjeve ushtarake ne kuader te modernizimit te Forcave te Armatosura shqiptare. Kete deklarate Imami e beri gjate nje panairi te mbajtur ne Shqiperi per mjetet dhe armet luftarake ku moren pjese 150 firma mes te cilave firma prestigjioze amerikane te prodhimit te armeve ne bote. Ky eshte nje dialog i cili sapo ka filluar midis kesaj ministrie dhe industrive por te jeni te sigurt qe ashtu si per cdo ushtri dhe per cdo Force te Armatosur te vendeve te NATO-s edhe Forcat tona te Armatosura do te shkojne ne nje proces te ripajisjes dhe modernizmit te tyre proces qe nuk mund te behet vecse permes nje bashkepunimi te qarte te ngushte dhe transparent me industrine ushtarake deklaroi Imami gjate pjesemarrjes se tij ne kete panair. Sipas Imamit me ne fund edhe Shqiperia arrin ne nje bashkepunim midis biznesit vendas dhe Ministrise se Mbrojtjes te realizoje te parin panair ne fushen e Mbrojtjes dhe te Sigurise.