E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi i "shtrin dorën" minoritetit grek për bashkëpunim

Duke folur përpara simpatizantëve, Idrizi theksoi nevojën për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Greqisë, si edhe mes popullësisë çame dhe minoritetit grek në vendin tonë.

 "Rrethi i Sarandes ka në përbërjen e tij dhe shumë fshtra me minoritarë që janë vëllezërit tanë. Ne kemi ndarë me ta si fqinjë e njerëz që jetojmë në të njëjtin vend të mirat dhe të këqiat. Çamët dhe minoritarët kanë ndjerë të dy diskriminimin dhe marxhinalizimin në rregjimin komunist. Çamët dhe minoritarët janë urat e verteta të bashkepunimit dhe të miqësisë jo vetëm midis tyre por dhe midis dy vendeve Greqisë dhe Shqipërisë ,si dy vende fqinj." tha  deputeti Idrizi.

Ai paraqiti përpara të pranishmëve objektivat dhe programin e PDU-së dhe theksoi se nuk kemi të bëjmë me një parti çame, por me një parti që ka në qendër të vëmendjes të gjitha çështjet kombëtare, porse çështja çame si më e pazgjidhura e këtyre 65 viteve, meriton një vëmendje të veçantë.

"PDU do të jetë partia e interesit kombëtar e zgjidhjes së çështjes kombëtare kudo nëpër Ballkan: Në Kosovë ku aspirata kryesore është njohja e pavarësisë. Në Maqedoni ku aspirata kyesore është përparimi i statusit kombëtar të shqiptarëve. PDU do të jetë partia e emigrantëve kudo që janë nëpër botë." tha më tej kreu i PDUs-ë.

Ai njoftoi gjithashtu edhe për krijimin e organizatës rinore të partisë, Klubit të Patriotëve të Rinj. "Ne besojmë se të rinjtë që votojnë për herë të parë i shikojnë njëlloj partitë e mëdha dhe duan të përqafojnë një subjekt të ri, një kauzë të re, më gjithëpërfshirëse sic është zgjidhja e çështjes kombëtare; Ne jemi te bindur qe jemi në rrugën e duhur deri tani janë rreth 1000 mijë të rrinj e të reja që do jenë pjesë e forumeve të PDU–ata kanë vendosur të krijojnë Organizatën e tyre”, tha gjithashtu ai.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›