E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qeveria ndihmë financiare për familjet e përmbytura”

10/11/2009  Beqja për situatën në vend

Partia Socialiste shprehu shqetësimin e saj për situatën e rënduar që është krijuar në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit. Deputeti i PS-së Ilir Beqja, duke iu referuar një situate të tillë, u shpreh se “në një kohë kur situata vazhdon të rëndohet me çdo orë që kalon, fatkeqësisht nuk kemi parë ende asnjë lloj reagimi nga qeveria e Sali Berishës, aq më pak nuk kemi dëgjuar të merret ndonjë masë për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet”. Sipas tij, janë me qindra hektarë tokë bujqësore e kullota të mbuluara nga uji, duke shkatërruar krejtësisht punën e mundin e fermerëve të këtyre zonave, sikundër janë me dhjetëra biznese që kanë pësuar dëme të mëdha dhe qindra banorë që sot s’guxojnë të kalojnë natën në shtëpitë e tyre nga frika e përmbytjeve. Sipas socialistëve, faji për këtë gjendje nuk është i motit, por i qeverisë së paaftë, e cila ndër vite ka neglizhuar të marrë masa për të përballuar situata të tilla. “Partia Socialiste i bën thirrje qeverisë ‘Berisha’ që në këtë situatë të vështirë për këto qindra familje në nevojë të mbështesë financiarisht çdo familje e biznes të dëmtuar, ashtu siç ka ndodhur edhe në vendet fqinje me Shqipërinë në situata të ngjashme”, - vuri në dukje Beqja gjatë deklaratës së tij. Situata e rënduar e ditëve të fundit, sipas tij, është thjesht e vetëm rezultat i mungesës së investimeve në hidroforë e kanalizime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›