Kthimi në Kuvend pas 20 nëntorit
09/11/2009 Kundërshtarët e Ramës do ta thyejnë bojkotin në kohën e duhur
Debati për projektbuxhetin do të sjellë edhe përfshirjen e socialistëve
Diskutimi në Kuvend i ligjeve të rëndësishme do të sjellë pjesëmarrjen në debat dhe të ligjvënësve socialistë. Natyrisht që kthimi në Parlament pritet të ndërmerret nga ajo pjesë e deputetëve të PS-së që kanë kundërshtuar vendimin për të bojkotuar një institucion të tillë. Kështu, edhe pse jo zyrtarisht, ligjvënësit socialistë që e gjykojnë të gabuar një qëndrim të tillë të kupolës rozë, bënë me dije se do të jenë pjesë e debateve në Kuvend për çështje të cilat opozita duhet të thotë fjalën e saj, duke përmbushur në këtë mënyrë dhe misionin për të cilin ato janë zgjedhur të përfaqësojnë votuesit shqiptarë në legjislativ. Më konkretisht, do të jenë përfaqësuesit e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe brenda Partisë Socialiste, njëkohësisht deputetë të kësaj partie, që do të jenë të parët që do t’i bashkohen sallës së Kuvendit përpara përfundimit të sesionit parlamentar për këtë vit. Burime pranë kësaj lëvizjeje bënë me dije se një veprim i tillë, edhe pse jo ende zyrtar, do të fillojë të bëhet publik që në seancat e para të radhës. Por kjo nuk pritet të ndodhë përpara organizimit të protestës së 20 nëntorit, ku në paralajmërimin e bërë nga lidershipi socialist do të zhvillohet në formën e një barrikade njerëzore, duke synuar që t’i japë një zgjidhje përfundimtare kërkesës së opozitës për hapjen e kutive të votimit, pra për hetim të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kësisoj, postprotesta pritet të sjellë dhe lëvizjet e radhës në sfondin politik, të cilat janë paralajmëruar prej ditësh. Megjithatë, edhe pse e vendosur tashmë pjesëmarrja në Kuvend e ligjvënësve socialistë të njohur si kundërshtarë të kryetarit të PS-së, pritet koha e duhur përpara se të bëhet fakt një lëvizje e tillë. Kjo pasi kthimin e tyre në Kuvend këta deputetë e shohin si domosdoshmëri për të realizuar pikërisht misionin për të cilin ata janë zgjedhur deputetë të këtij parlamentit. Më qartë, në varësi të çështjeve të përfshira në axhendën e punimeve të Kuvendit do të jetë dhe ndërmarrja e një nisme të tillë nga ana e këtyre deputetëve. Por nga ana tjetër, shumë shpejt Kuvendit i duhet të miratojë projektbuxhetin për vitin 2010, i cili përbën një nga ligjet më të rëndësishme për vendin. Në këtë mënyrë, pjesëmarrja e socialistëve në Kuvend mund të lidhet dhe me projektbuxhetin, pasi oponencën dhe mendimin e tyre mbi një projektligj të tillë ata do të zgjidhnin që të mos e shprehnin jashtë dyerve të Parlamentit, por në sallën e tij.