Greket cojne amendamentet e censusit ne Parlamentin Evropian

Zedhenesi i MPJ-se Dhelavekuras Minoriteti grek nuk ka besim ndaj censusit te shtetit shqiptar
Greqia kerkoi dje nga Parlamenti Evropian shfuqizimin e amendamenteve te PDIU-se te censusit te cilat u cilesuan si jo ne perputhje me te drejten e minoriteteve. Kerkesa per shfuqizimin e ketyre amendamenteve u dergua dje ne Parlamentin Evropian nga eurodeputetja Marjeta Janaku ish-ministre e Arsimit ne Greqi ne qeverine e ish-kryeministrit Karamanlis.
Eurodeputetet
Eurodeputetet grek dorezuan dje ne Parlamentin Evropian nje kerkese ku kundershtonin hapur amendamentetet e propozuara nga PDIU e te perfshira ne censusin e popullsise dhe banesave. Drejtuesja e grupit parlamentar te Demokracise se Re ne Parlamentin Evropian Marjeta Janaku ishte ajo qe dorezoi pyetje zyrtare ne lidhje me censusin ne Shqiperi ku theksohej Shqetesim te vecante sjell situata qe eshte krijuar ne Shqiperi ne lidhje me regjistrimin e shumepritur te popullsise qe nisi me 1 tetor te vitit 2011. Sipas pergjigjes se kaluar te Komisionit Evropian mbi ceshtjen E-3807/2010 autoritetet shqiptare kishin deklaruar se regjistrimi i vitit 2011 do te kete pyetje fakultative ne lidhje me kombesine fene dhe gjuhen amtare per te cilat qytetaret do te jene te lire te pergjigjen. Megjithate kercenimi i paralajmeruar per vendosjen e nje gjobe ne shume te madhe per secilin qytetar deklaron kombesi te ndryshme nga ajo qe ka te shenuar ne te dhenat zyrtare te shtetit shqiptar neni 20 i amenduar i ligjit 10442 behet fjale per amendamentin e PDIU-se penalizon ne thelb deklarimin e lire te qytetareve per origjinen e tyre kombetare dhe ne perfundim hedh ne ere saktesine e regjistrimit te popullsise ne Shqiperi qe pritej disa dhjetevjecare. Po ashtu pjese e kerkeses se eurodeputeteve greke te derguar ne Parlamentin Evropian ishte edhe ajo qe kerkonte nje mendim te ketij institucioni ne lidhje me vendimin e Gjykates Kushtetuese e cila e shpalli pak kohe me pare si jokushtetues ligjin per ndryshimin e kombesise. Paralelisht ne baze te vendimit te fundit te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise u shpall si jokushtetues ligji per ndryshimin e kombesise qe lejonte mijera qytetare qe te merrnin serish kombesine e tyre qe u kishte ndryshuar dhunshem nga autoritetet e diktatures se Hoxhes. Qe tani perfaqesues te organizatave minoritare greke kane deklaruar se do te bojkotojne regjistrimin pasi baza ligjore e procesit heq ne fakt te drejten e vetepercaktimit thuhej ne kerkesen e eurodeputeteve greke. Nga keto kundershti eurodepuetet pyeten Komisionin Evropian per tri ceshtje kryesore Si e cileson nenin ne lidhje me vendosjen e nje gjobe tek qytetaret qe deklarojne kombesi te ndryshme nga ajo qe jane te shenuar ne te dhenat zyrtare dhe sa lidhjet kjo me parimet evropiane per mbrojtjen e minoriteteve Duke qene se ky regjistrim kryhet me financimin e Bashkimit Evropian cfare masash do te merrni qe autoritetet shqiptare te kryejne ndryshimet e menjehershme te bazes ligjore qe percakton proceduren Si e cilesoni vendimin e fundit te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise dhe sa mund te cilesohet kjo ne perputhje me ligjshmerine evropiane.
Dhelavekuras
Zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise Gregori Dhelevekuras deklaroi dje se minoriteti grek nuk ka besim ndaj censusit te regjistrimit te popullsise. Sipas tij vendimi i marre nga OMONIA per bojkotin e censusit erdhi pikerisht si pasoje e mungeses se besimit te ketij minoritetit ndaj procesit te regjistrimit. Ne besojme se regjistrimi duhet te sherbeje si nje mjet per funksionimin me te mire te administrates publike shqiptare per qytetaret dhe per te ruajtur dhe mbrojtur te drejtat e pakicave qe jetojne ne vend. Vendimi i perfaqesuesve te pakices greke per te ftuar anetaret e tyre te abstenojne tregon mungesen e besimit te pakicave ne shtetin shqiptar dhe duhet vete qeveria shqiptare ta zgjidhe kete - tha ai. Per Dhelevekurasin marredheniet mes shtetit grek dhe atij shqiptar jane te mira por sipas tij ato duhet te vazhdojne keshtu edhe duke pasur parasysh mbrojtjen e pakices greke.