E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi ne Berat thirrje qytetareve per deklarime te sakta mbi Censusin

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjatë takimit në Berat, të turit “Ji krenar që je shqiptar”, u ka kujtuar të gjithë shqiptarëve të deklarojnë saktë të dhënat e tyre personale gjatë procesit të Censusit, në mënyrë që të mos gjobiten.

Duke sjellë shembullin e regjistrimit të popullsisë që po zhvillohet aktualisht në Itali, Idrizi në fjalën e tij deklaroi se në këtë shtet të Bashkimit Europian vendosen gjoba për mosdeklarimin apo deklarim të rremë të të dhënave, ndaj edhe kjo praktikë europiane është përfshirë në legjislacionin shqiptar, me iniciativën e PDIU-së.

Ndërkaq në terren, procesi i Censusit po vijon normalisht kur mbeten edhe 3 ditë nga përfundimi i tij.

Do të jetë më pas përpunimi i të dhënave në zyrën qendrore të INSTAT-it, proces i cili do të verifikojë rast pas rasti vërtetësinë e të dhënave personale të shtetasve, me Regjistrimin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›