Nje super-komisioner per te monitoruar llogarite e vendeve te BE
Një superkomisioner për të monitoruar llogaritë publike të vendeve të BE.
Ose e thënë më thjeshtë një super-komisioner që ka kompetenca të tilla për të vënë në administrim të kontrolluar vendet që nuk do të respektojnë Paktin e stabilitetit.
Është ky, propozimi i kryeministrit holandez, Mark Rutte, prezantuar për kancelaren gjermane.
Një ide kjo që i ka pëlqyer Angela Merkel, e cila e ka gjykuar si interesante.
Propozimi bën pjesë në paketën e ideve që Haga ka parashtruar në kuadër të takimit të mesit të muajit tetor, mes liderëve europian, ku do të diskutohet se si mund të fuqizojnë kontrollin mbi llogaritë publike të vendeve të eurozonës, për të shmangur ripërsëritjen e një tjetër krize të borxheve sovrane.
Por përveç këtij propozimi, holandezët kanë hedhur idenë, si një mjet te fundit, mundësinë për të dalë vullnetarisht nga eurozona.
Një zgjedhje që do t’u drejtohet atyre vendeve që do të rezultojnë me një deficit dhe borxhit të lartë mbi normat e përcaktuara nga BE, duke i detyruar të heqin dorë nga e drejta e votës dhe aprovimi paraprak, nga ana e Brukselit, të ligjit të bilancit.
Por pika më e fortë e paketës është padyshim ajo e superkomisionerit që do të emërohet posaçërisht, si ligj, në një dokument të shpërndarë nga Haga, për të miratuar rekomandime dhe propozuar sanksione ndaj vendeve me llogaritë publike të çrregullta.
Një figure, sipas holandezëve, e cila duhet t’i ngjaj shumë atij të komisionerit aktual të konkurrencës, që ka kompetencat për ndërhyrje të menjëhershme në hetimin dhe ndalimin e shkeljes së normave të BE, që rregullojnë tregun e përbashkët.