E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi takohet me relatorin e PS Qemal Minxhozi per rezoluten e ceshtjes came

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pritet të takohet sot me relatorin e Rezolutës Çame, përfaqësuesin e PS-së në Komisionin e Jashtëm Qemal Minxhozi. Ndërsa relatori demokrat, Fatbardh Kadilli për shkak të impenjimeve elektorale në Pogradec nuk do të jetë pjesë e këtij takimi. Por
Idrizi paralajmëroi një takim para te martes edhe me relatorin e PD-së Fartbardh Kadilli.
"Unë jam këtu për t’i bërë thirrje Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste që kjo çështje nuk mund të zvarritet më, nuk mund të shkoi në kalendat greke dhe gjithashtu për t’i thënë që Rezoluta e shqiptarëvë të Çamërisë që ka muaj që vërtitet në Komisonin e Jashtëm, është një çështje që obligon jo vetëm partitë politike shqiptare, por gjithë kombin shqiptar si një e drejtë dhe si një kontribut që ne po i japim politikës shqiptare. E thënë kështu, Rezoluta e shqiptarëvë të Çamërisë, në radhë të parë është një Rezolutë për fqinjësinë e mirë, sepse ne kërkojmë riaktivizimin e Traktatit t ë Miqësisë. Nëse do t’i referohemi atij Traktati aty flitet që në mënyrë të përbashkët, për çështje të mbetura pezull si çështja e pronave, çështja e ruajtjes së kulturës, përmendores, historisë apo e gjuhës shqipe dhe greke në mënyrë reciproke, janë të drejta të pamohueshme të dy vendeve tona. Ne fatkeqësisht konstatojm që ky Traktat Miqësie ka qenë i aktivizuar vetëm për palën greke, e cila siç e dini ka hapur shkolla greke në Shqipëri, apo ka ngritur varreza dhe përmendore, qoftë edhe imagjinare. Sigurisht që riaktivizimi i Traktatit të Miqësisë edhe për palën shqiptare është një kontribut. Heqja e Ligjit të Luftës në mënyrë takstative ëhstë sërish një kontribut, për të thënë që ne jo vetëm nuk kërkojmë ndryshim kufijsh por ne kërkojmë që të hiqet ky ligj", u shpreh Idrizi. Votimi i rezolutës Çame në parlament është vendosur si kusht nga PDIU për pjesëmarrjen e saj në koalicionet paraelektorale.  Komisioni i Politikës së Jashtme në parlament vendosi të premten që relacioni përfundimtar i rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame të paraqitet të martën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›