E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në det, yrysh kërkimesh për 5 trupat e ekuipazhit

Dy helikopterë po fluturojnë mbi det ndërsa 7 anije po lundrojnë mbi ujë për të gjetur trupat e pesë shtetasve të zhdukur, ku ka pak shpresa për nxjerrjen gjallë të tyre.

Helikopterët kanë vënë jelekë shpëtimi dhe pjesë të anijes së mbytur. Kërkimet vazhdojnë për të nxjerrë trupat që dyshohet se kanë humbur jetën.

Tragjedi në detin e Durrësit, tre të vdekur e 5 të zhdukur
Durrës (08:25)– Një ngjarje e rëndë ndodhi pasmesnate në ujëra detare shqiptare, kur një anije është mbytur, duke lënë pas disa të vdekur dhe të humbur. Trageti i linjës Durrës-Bari, i quajtur “Ankara” është përplasur me një anije tregtare turke “Reina1”.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, anija turke me 10 shtetas turq në ekuipazh është fundosur menjëherë. Deri më tani, tre persona janë gjetur të vdekur dhe dy të tjerë janë shpëtuar. Trageti duket se nuk ka pësuar dëme dhe ka qëndruar në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që ka lajmëruar edhe Portin e Durrësit për tragjedinë.

 Mësohet se në tragetin e linjës Durrës - Bari udhëtonin 196 pasagjerët dhe asnjë prej tyre nuk është lënduar. Ndërkohë ushtria, policia dhe spitali i Durrësit janë vënë në gatishmëri dhe është ngritur shtabi i emergjencës.  Sot në mëngjes kanë nisur kërkimet për trupat e tjerë të pajetë me anë të helikopterëve. Mendohet se aksidenti ka ndodhur nga një gabim njerëzor nga drejtuesi i tragetit shqiptar. Në tragetin shqiptar ndodhen 196 persona në bord, ndërsa trageti ndodhet ende në det të hapur.

 Anija turke ishte ngarkuar në Rusi dhe po shkonte drejt Malit të Zi. Edmond Doraci, kapiten i Portit të Durrësit ka bërë me dije se 3 persona rezultojnë të vdekur ndërkohë që 5 të tjerë të zhdukur, të gjithë pjesë e ekuipazhit të anijes tregtare. Ahmet Secik dhe Ahmet Bau janë dy marinarët turq, të cilët i kanë mbijetuar tragjedisë detare, ndërkohë që mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. /Start/

                                                                                             2011-10-20 09:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›