Kurbin, përmbyten 800 hektarë tokë
KURBIN- Mosfunksionimi i kanaleve kulluese në fshatrat Fushë Kuqe, Adriatik, Gjormë dhe Fushë Mamurras, janë shkaku i përmbytjeve të mëdha, në rreth 800 tokë hektarë, në rrethin e Kurbinit. Përmbytjet kanë përfshirë jo vetëm fushat por edhe banesat e fshatarëve, të cilët drejtojnë gishtin mbi institucionet që duhet të pastrojnë kanalet dh të vënë në punë hidrovoret.
Në shumë raste banorët kanë vendosur bagëtitë e tyre në ballkonet e kateve të larta të banesave, pasi gjithçka pranë tokës është përmbytur. Hidrovoret nuk punojnë prej dy vjetësh, duke sjellë kështu situatë të ngjashme, sa herë që ka reshje shiu të vazhdueshme.
(m.a/News24/BalkanWeb)