Përkeqësohet gjendja e studentëve grevistë, 2 në spital
TIRANË- Dy studentë të tjerë të grevës së urisë nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, janë dërguar për trajtime mjekësore, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Shokët e tyre shpjegojnë se ata kanë mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv dhe ndodhen aktualisht nën kontrollin e mjekëve. Ndërkohë mjekët nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për gjendjen shëndetësore të dy studentëve.
Greva e tyre ka nisur pesë ditë më parë. Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës, kërkojnë heqjen e mesatares për diplomën e nivelit të dytë.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Greva e tyre ka nisur pesë ditë më parë. Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës, kërkojnë heqjen e mesatares për diplomën e nivelit të dytë.
(m.a/News24/BalkanWeb)