E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë/ Digjet banesa, humb jetën kryefamiljari

Pronari i një banese në fashatin Buxhon të Pukës ka mbetur i vdekur në përpjekje për shuar flakët që përfshinë shtëpinë e tij.
Kujtim Cena, 30 vjeç, i martuar dhe me tre fëmijë, ka humbur jetën pas ndërhyrjes që ka bërë në përpjekje për të nxjerrë jashtë orenditë shtëpiake.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së komisariatit të Pukës si dhe zjarrfikëset e këtij qyteti, të cilët kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e trupit të viktimës. Ekspertë të policisë dhe të zjarrfikësve po vazhdojnë hetimet rreth shkakut të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›