E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare: Etrit Berisha dëshiron të vijë te Lacio

Igli Tare, drejtor sportiv i Lacios dhe ish-sulmues i Kombëtares shqiptare, ka sqaruar për mediat italiane rastin e portierit të Shqipërisë, Etrit Berisha. Tare ka dhënë versionin e njëjtë të Berishës dhe menaxherit të tij, Elver Raça. Në një bisedë për "Sky Sport 24", Tare tha se kontrata e Berishës me Kievon nuk është e vlefshme dhe portieri pritet të bashkohet me skuadrën nga Roma. "Berisha dëshiron të vijë te Lacio, kontrata që nënshkroi me Kievon nuk është e vlefshme", - tha Tare. Por edhe pse Lacio e do Berishën, problem mbetet aktivizimi, pasi portieri shqiptar nuk dëshiron të jetë zëvendësues. Ky është problemi kryesor, por Tare këmbëngul për ta pasur në ekip. Kujtojmë që Etrit Berisha u lakua edhe për tek ekipi i Monakos.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›