E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare, ditët vendimtare ne merkato per shqiptarin

Albania-Sport - Merkatoja e janarit ka hyrë në tri ditët e fundit të saj dhe në Itali priten përpjekjet e fundit nga ana e skuadrave që kërkojnë përforcime. Kryesisht kërkohen sulmuesit dhe midis tyre është edhe kapiteni i Shqipërisë, Igli Tare. Lojtari pothuajse nuk po gjen më hapësira te Lacio dhe të interesuar për ta marrë nga klubi roman janë Palermo, por edhe Livorno. Të dy klubet ia kanë kërkuar futbollistin shqiptar Lacios dhe deri të mërkurën në orën 19:00, që është afati i fundit i merkatos, mund të ketë ndryshime të rëndësishme.
Përvec Genoa-s dhe Bologna-s (disa ditë më parë thuhej edhe Torino), për shërbimet e Igli Tares po interesohet edhe Atalanta. Skuadra e momentit në Serinë A mendohet të forcojë sulmin, sepse këtë e bën të ditur gazeta italiane, "Il Tempo". Karriera e shqiptarit te skuadra romane duket një malore e vështirë, pasi trajneri Rossi mbështetet te Rocchi dhe Pandev, por nuk dihet cili është mendimi i kapitenit të kombëtares shqiptare, pasi disa ditë më parë ai ishte shprehur kundër largimit nga Roma. Ndërkaq, shqiptaro-zvicerani Valon Behrami është gjithnjë e më shumë zëvendësuesi i Massimo Oddo-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›