E Shtunë, 31 Tetor 2026

ROMA BLINDON DE ROSSIN. 3.5 MLN EURO NE SEZON PER TE

TOP NEWS - Roma kërkon të blindojë mesfushorin Daniele De Rossi. Futbollisti i përfaqësueses italiane ka një kontratë që skadon në vitin 2009 dhe pritet një rinovim i saj që deri tani nuk ka ardhur.
Gjithsesi shpresat e drejtuesve të klubit roman për të blinduar De Rossin janë të mëdha. Mesfushori italian aktualisht paguhet me një pagë prej 1 milionë e 700 mijë euro, por Roma ka vendosurt që t'i përgatisë një kontrartë të re 5 vjecare atij ku parashikohet një rritje e pagës për te deri në 3.5 milionë euro në sezon kur kërkesa e vetë futbollistit është për 5 milionë euro në sezon.
Për këtë cështje do të flitet shumë shpejt dhe Roma nuk dëshiron të privohet nga futbollisti i saj, pasi De Rossi konsiderohet si një prej futbollistëve më të rëndësishëm për projektet e së ardhmes. Nga ana tjetër edhe vetë De Rossi nuk e dëshiron largimin nga kryeqyteti Italian dhe nuk ka marrë asnjë ofertë të ardhur në drejtim të tij nga klube të njohura evropiane ku Reali i Madridit ishte ai që e kërkoi më shumë italianin duke i ofruar atij një pagë prej 6 milionë euro në sezon.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›