Igli Tare përfshihet në planet e Romës
Igli Tare mbetet sërish në qendër të merkatos dhe të shtypit italian. Së fundi, ai po kërkohet nga Roma. Skuadra kryeqytetase është ende në kërkim të përforcimit të saj, sidomos në repartin e sulmit. Romës së Spaletit i mungon prej kohësh një sulmues shtatlartë, që të jetë gjithnjë në zonën e kundërshtarit, për të shënuar më së shumti me kokë. Për pasojë, sulmuesi shqiptar është në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të Romës. Sipas medias italiane, Tare pëlqehet nga drejtuesit e Romës për eksperiencën e tij dhe aftësinë që ka për të shfrytëzuar shanset për shënim në pak minuta lojë. Megjithatë, drejtuesit romanistë duhet të kalojë në fillim Lacion, që duket se nuk dëshiron ta lejojë Taren të largohet.