E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po “tretet” liqeni i Fierzës

Nga rënia e nivelit të ujit, po “dalin në dritë” jo vetëm rrënojat e Kukësit të vjetër, por edhe fusha përreth tij, e përmbytur në vitet ’70 të shekullit të shkuar.

Burime nga salla e komandës së hidrocentralit të Fierzës bëjnë të ditur se, prurjet  mesatare të ujit në liqenin e Fierzës arrijnë në 70 metër kub ujë në  sekondë, ndërsa niveli i  liqenit të Fierzës ka  zbritur  në rreth 255 metra mbi nivelin e detit. Pavarësisht se ritmet e shkrirjes së dëborës  janë rritur ndjeshëm, niveli i ujërave është në rënie për shkak se prurjet e ujit nga shkrirja e dëborës janë mjaft të ulëta. Aq sa edhe Drini i Zi i ngjan një përroi me prurje të ujit mjaft të ulëta.

Një nga shkaqet e vazhdimit të rënies së nivelit të ujërave është edhe fakti se hidrocentrali i Fierzës vazhdon të punojë për prodhimin e energjisë elektrike, një produkt aq i nevojshëm në këtë periudhë, kur ende në zonat malore ka fshatra të izoluar.

Qyteti i vjetër i Kukësit ndodhet në nivelin 262 metrave mbi nivelin e detit, ndërsa  e ashtuquajtura pikë e vdekjes e hidrocentralit të Fierzës ndodhet në 242 metra mbi nivelin e detit. Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij në nivelin 296 metra mbi nivelin e detit  dhe ka një volum  prej  3,2 miliardë metra kub ujë. /Start/

                                                                                             2012-02-26 12:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›