E Diel, 1 Nëntor 2026

Ik moj...



Një punëtor i thjeshtë bie në dashuri me të bijën e pronarit të fabrikës ku ai punonte. Ai shkon te babai i vajzës dhe i kërkon dorën e së bijës.
-Hë mor djalosh, çfarë pune bën?
-Jam punëtor i thjeshtë në fabrikën tuaj.
-Mirë, mirë, unë jam liberal dhe kjo nuk është problem, por shiko se vajza ime është mësuar të jetojë me luks. Sa fiton ti në muaj?
-200 mijë lekë të vjetra.
-Po aq lekë more djalë vajza ime i do në muaj veç për letër higjenike... Kur të fitosh më shumë eja dhe më tako e bisedojmë prapë.
Djali del nga zyra e pronarit dhe pas portës e priste e bija e tij e cila e pyet se çfarë përgjigje i kishte kthyer i ati:
-Kur do të martohemi?
-...Ik moj dhjeramane!...

26 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›