E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polovina sjell “Gjysmën e harruar të Skënderbeut”



Ditën e djeshme te ish-godina e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve është promovuar libri “Gjysma e harruar e Skënderbeut”, i autorit Ylli Polovina. “Gjysma e Harruar e Skënderbeut” sjell përmes 264 faqeve të saj, prova, dëshmi dhe veçanërisht interpretime të reja, duke ngulur këmbë se tashmë po bëhet një zakon i keq i kohëve moderne, kur disa rishkrues bashkëkombas e përshkruajnë Gjergj Kastriotin si një njeri që, me luftën e tij të rezistencës ekstreme, e përgjaku në mënyrë të panevojshme popullin e vet. Në libër Polovina denoncon me emra konkretë ata që kanë shkuar edhe më tej dhe e kanë shpallur Skënderbeun renegat, njeri që bashkëpunoi me fqinjët shovinistë kundër vet interesave kombëtare.

26 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›