E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuesi i Bin Laden Al Zawahiri ne krye te Al Kaedes

Numri dy i Al Kaidës zë vendin e kreut të terrorit Osama bin Landen e merr drejtimin e “Bazës”. Një faqe interneti që besohet se i takon rrjetin terrorist, Al Kaida, bëri të ditur kalimin e komandës së rrjetit terrorist në duart e egjiptianit. Al Zawahiri i cili javën e ardhshme mbush 60- vjeç, rrjedh nga nje familje mjekësh e borgjezisë së lartë egjiptiane.

Emërimi i tij nuk është surprizë. Analistët prej disa javësh kanë theksuar se ai mbetet pasardhësi më i mundshëm i sheiukut të terrorit. Prej të paktën një dekade Al Zawahiri, vendndodhja e të cilit nuk dihet, ka qenë person i dytë për nga rëndësia në Al Kaida pas Bin Ladenit.

Një ditë pas aksionit në të cilin mbeti i vrarë Bin Laden, Al Zawahiri ktheu përgjigjen e parë publike në të cilën premtonte se Al Kaida do ta vazhdonte luftën e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›