Iken Gokaj, vjen Binaj
Prokuroria e Fierit do te kete nje drejtues te ri qe prej dites se djeshme. Altin Binaj, ish zevendesprokuror i rrethit te Vlores, i komanduar prej nje viti, eshte prezantuar zyrtarsiht si kreu i organit te akuzes ne qytetin Myzeqar. Prezantimi eshte kryer ne nje ceremoni te organizuar ne zyren e drejtuesit te prokurorise, ne prani edhe te stafit te ketij institucioni. Ka qene i deleguari i Prokurorise se Pergjithshme, Kujtim Luli, zyrtari qe ka njohur me stafin e ri Binajn. Ndersa ish kreu i prokurorise se Fierit, Altin Gokoaj, eshte emeruar zyrtarisht nga dita e djeshme si drejtuesi i prokurorise se Elbasanit. Binaj vjen ne kete post pas nje periudhe pune prej 15 vjetesh si prokuror ne rrethin Vlore, ndersa ka perfunduar fakultetin e drejtesise. Diten e sotme ne Fier zbret edhe kryeprokurorja Ina Rama, e cila do te marre pjese ne analizen vjetore te ketij institucioni.
Xh.B