E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet me analize prokurori i ri

Elvin Gogaj, ish- prokuror i rrethit te Fierit, do te drejtoje ne vijim prokurorine e Elbasanit.
Prokurori Gogaj u prezantua dje ne kete detyre, gjate nje takimi ku ishin te pranishem dhe perfaqesuesi i Prokurorise se Pergjithshme ne Tirane, Kasem Berberi, qe e quajti ndryshimin ne kuader te persosjes se punes ne organin e akuzes. Takimi vazhdoi me pas, pa pranine e medias, me analizen e punes per vitin 2007 te organit te akuzes ne Elbasan. Ish-prokurori i rrethit te Fierit, zevendesoi ne kete detyre Durim Bedinin, i cili drejtoi per mese 4 vjet prokurorine e rrethit te Elbasanit. Tashme Bedini do te vazhdoje punen si prokuror i thjeshte ne kete rreth. Ne fjalen e tij, ish prokurori i rrethit, falenderoi koleget per bashkepunimin ne keto 4 vjet, ndersa i uroi suksese pasardhesit te tij ne kete detyre.
F.S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›