E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i naftes PS-PD shkembejne akuza mes tyre

Partia Socialiste kerkoi nga kryeministri Berisha te jape sqarime per ate qe ate qe ata quajne, skandali me naften “Virgin”. Deputeti Tualant Balla, tha se kreu i qeverise ka qene ne dijeni te plote te asaj qe ai cilesoi si mega-afera e zhvilluar nen bekimin e kryministrit.

”Në kontrabandën e naftës “Vergine”, të kthyer në një krim shtetëror, rezultojnë të përfshirë shumë zyrtarë, ish-drejtues të ARMO-s shtetërore, drejtues lokalë të policisë e deri në drejtues të lartë të policisë së shtetit siç është rasti i ish bodigardit të Saliut, Agron Kuliçaj, punonjës të sistemit doganor, të inspektoriatit qëndror teknik dhe të tatim-taksave” tha Balla.

menjëherë pas kësaj deklarate reagoi Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Albana Mustafaraj.

“Sot Edvin Kristaq Rama, kreu i bllokmenëve të rinj i dëshpëruar sërish nga goditja që qeveria i ka bërë kontrabandës së naftës dhe bllokimin e mijra e mijra tonëve të tjerë që lejtnantët e tij ishin bërë gati të nxirrnin në treg vazhdon avazin e shpifjeve dhe trillimeve, tashmë të bëra bajate dhe të përditshme” tha Mustafaraj.

Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 16 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›