Financat per tregun. Ka dy vjet qe nuk tregetohet Virgin
Që prej gati dy vitesh në vend nuk tregtohet me pakicë nafta “virgin” apo naftë e llojit D2. Ministria e Financave, pas deklaratave të bëra ditët e fundit nga deputetë dhe politikanë ka sqaruar se që prej 2008 ka kontrolle të rrepta të cilat kanë disiplinuar tregun si për cilësinë, ashtu dhe për evazione e mundshme fiskale. Si tregues, ministria e Financave publikon sasitë e karburanteve që është zhdoganuar.
“Nga rreth 210 mijë tonë karburante që taksoheshin në vit në kohën e qeverisjes socialiste, në vitin 2010 sasia e karburanteve të taksuara është dyfishuar duke shkuar në rreth 480 mijë tonë në vit. Veç kësaj edhe të ardhurat nga taksimi i karburanteve janë katërfishuar. Një tjetër element që ka sjellë këto rezultate është vendosja e rregullave në tregun e brendshëm të karburanteve ku nafta Virgin, që është tregtuar lirshëm gjatë qeverisjes socialiste, tashmë është vendosur nën kontrollin e administratës fiskale” thotë zëdhënësja e ministrisë së Financave Eva Simoni.
Si tregues të rregullit në treg, ministria e Financave thekson dhe modernizimin e impianteve të prodhimit vendas të karburantit.
“Është vendosur akcizë prej 50 lekë për litër nga 0 lekë që ka qenë në kohën e socialistëve. Kjo do të thotë një akcizë 25 % më e lartë nga nafta e konsumit të zakonshëm. U ndalua tregtimi dhe përdorimi i naftës D2 , nën të cilën maskohej tregtimi i naftës Virgin. U vendosën pajisjet elektronike fiskale për raportimin e shitjeve me pakicë të karburanteve. Kjo bëri të mundur gati dyfishimin e shitjeve të raportuara e të taksuara. U automatizua rafineria e Ballshit nga ana e mbikëqyrjes fiskale me kamera online dhe raportim në kohë reale të hyrje – daljeve në këtë pikë” thotë Simoni.
Zëdhënësja e ministrisë tha se askush nuk duhet të abuzojë me deklarata të cilat deformojnë realitetin në tregun karburanteve në vend.
Florian Papadhimitri