E Diel, 1 Nëntor 2026

Iken Perparim Daiu, Shkumbini ne kerkim te nje trajneri

Trajneri i Shkumbinit, Perparim Daiu nuk do te jete deri ne fund te kampionatit ne drejtimin e ekipit peqinas, pasi ka dhene doreheqjen pas humbjes me ekipin e Tiranes. Shkumbini eshte mundur 1-0, nga Tirana, ne ndeshjen e fundit te kampionatit dhe menjehere me pas trajneri i saj, Perparim Daiu, duke qene se e ka pare te veshtire pjesemarrjen ne Evrope, objektiv te cilin ai kishte per synim qe te arrinte ne fund, kerkoi largimin nga drejtimi i skuadres se tij. Daiu e shpjegoi largimin e parakohshem me faktin se skuadres i ka humbur edhe motivimi skuadres, per te prere nje bilete evropiane. Shkumbini kishte humbur nje jave me pare ndeshjen gjysmefinale te kupes dhe u eliminua nga ky kompeticion, nderkohe qe me humbjen e pesuar nga Tirana i ka te pakta mundesi per te kapur vendin e trete, cka detyroi Perparim Daiun qe te jepte doreheqjen. Trajneri i njohur kavajas drejtoi ekipin peqinas, qe nga java e 16-te e Kategorise Superiore dhe e coi deri ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Shkumbini eliminoi Dinamon dhe ishte shume prane kualifikimit per ne finale, nderkohe duhet vleresuar edhe ecuria e skuadres se tij ne kampionat. Gjithsesi, pas largimit te Daiut, Shkumbini pritet te emeroje trajnerin e trete, per kete sezon, i cili do te drejtoje te pakten deri ne fund dhe me synimin, qe te pakten skuadra peqinase e te mos rrezikoje renien, ne ndeshjet e tjera.

Ngjitja
Skenderbeu pritet te marre tre pike ne mesjave nga Disiplina dhe ne nje rast te tille do te ngjitet ne kuoten e 36 pikeve, duke lene pas kater ekipe. Aktualisht Skenderbeu ndodhet ne kuoten e 33 pikeve dhe mbyllin klasifikimin Kastrioti e Gramozi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›