Meta- Pirinskit: Shqipëria drejt BE, pavarësisht kursit politik që ka zgjedhur Rama Kryetari i LSI, Ilir Meta dhe Zv.Kryetar i Parlamentit Bullgar, Georgi Pirinski

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, priti sot anëtarin e Kryesisë së Partisë Socialiste Bullgare dhe Zv.Kryetar i Parlamentit Bullgar, Georgi Pirinski. Meta dhe Pirinski shkëmbyen mendime për situatën politike në të dy vendet dhe në rajon. Ai tha se Shqipëria po përparon drejt BE pavarësisht nga kursi politik që ka zgjedhur lidershipi i PS. Më tej, kreu i LSI dhe Pirinski diskutuan për zhvillimet në rajon dhe nevojën për vazhdimin e përpjekjeve për bashkëpunim intensiv midis gjithë vendeve të tij. “Rëndësi e veçantë në këtë takim ju kushtua projekteve të mëdha infrastrukturore që lidhin dy vendet, siç është korridori 8, për të cilin do të zhvillohet edhe një takim i Ministrave të Transporteve të rajonit në Tirane në datat 29-30 prill”, njofton zyra e shtypit e LSI. Meta dhe Pirinski ranë dakord për forcimin e marrëdhënieve midis LSI dhe Partisë Socialiste Bullgare në planin dypalësh dhe në kuadër të Partisë Socialiste Evropiane.