Iken Zenga, piketohet Dele Rosi ne stolin e Palermos
Palermo shkarkoi trajnerin e skuadres, Valter Zenga, pas barazimit te fundit me Katanian, me rezultatin 1-1. Raportimet e para nxjerrin ish-trajnerin e Lacios, Dele Rosi, si kandidat kryesor per t'u ulur ne stolin e skuadres e Palermos. Ne nje komunikate te klubit te Palermos shkruhej: "Palermo vendosi qe te leroje nga pergjegjesite trajnerin, Valter Zenga. E falenderojme per bashkepunimin tone dhe i urojme gjithe te mirat portierit ne fjale", - sqaroi Valter Zenga. Presidenti i klubit, Mauricio Zamparini ftoi Zengen heret ne mengjes dhe i tregoi vendimin qe kishte marre, per t'u larguar nga detyra. Edhe ish-trajneri i Sienes, Mario Barreta, ndodhet ne listen e kandidateve per te marre drejtimin e Palermos. Pas disa rezultateve zhgenjyese, Palermo ndodhet vetem pese pike larg zones se ftohte, te renies ne nje kategori me poshte.