Liverpuli pa Torres dhe Zherard, Benitez: Kualifikimi, i mundur
Liverpuli nuk do te kete sulmuesin Fernando Torres, ne dispozicion per ndeshjen e radhes se Liges se Kampioneve, kunder Debrecenit. Pore dhe kapiteni Stiven Zherard rrezikon qe te mbetet jashte planeve te trajnerit, per shkak te nje demtimi qe pesoi ne ndeshjen e fundit te Premier Liges. Nje fitore ne 10 ndeshjet e fundit te Liverpulit ka vene ne dileme kualifikimin e te kuqve ne "Champions". Per te mbijetuar ne kompeticionin elitar te Evropes, skuadra e drejtuar nga trajneri liverpulas, Rafael Benitez duhet qe te fitoje patjeter ndaj Debrecenit dhe te shpresoje nga ana tjeter se Fiorentina do te fitoje me Lionin, ne Itali. Kapiteni Zherard theksoi se ai dhe skuadra e tij, e cila e nisi me synime te medha kete edicion per te siguruar titullin kampion qe i mungon qe prej vitit 1990, do te bejne te pamunduren qe te shmangin krizen e fundit. "Ajo qe vleresojme per momentin eshte gjendja e skuadres sone, edhe pse e di se pozicioni qe kemi aktualisht ne tabele nuk eshte i mjaftueshem,- theksoi Zherard, - ne besojme ne zotesine tona. E dime se mund t'i bejme gjerat, ne anen e drejte". Stiven Zherard u rikthye ne fushe, pas nje muaji, me nje barazim te Liverpulit, 2-2, ndaj Mancester Sitit. Sipas trajnerit Benitez dhe te disa lojtareve te Liverpulit, shume gjera per kalimin ose jo te turit paraeliminator te te kuqve do te varen nga ndeshja mes Fiorentines dhe Lionit. "Shpresoj qe te me rikthehen lojtaret ne fushe. Ne futboll asgje nuk eshte e sigurt. Ne do te shohim mundesite per te avancuar me tej ne Ligen e Kampioneve", - perfundon Benitez.