E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Biznesi privat te marre kredi

Sistemi bankar ne Shqiperi nuk rezulton i prekur nga turbullira nderkombetare por rreziqet per te ardhmen me se shumti qendrojne mbi aktivitetin e ekonomise reale. Pohimin e ka bere ne qytetin e Aleksandrise ne Egjipt, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. Ai mori pjese keto dite ne forumin e peste Euro-Mesdhetar te rangut te larte, i cili i zhvilloi punimet ne Aleksandri. Ky forum i pervitshem, i cili ul ne nje tavoline bisedimesh perfaqesues te Eurosistemit me bankat qendrore Rajonit te Mesdheut, jo anetare te Eurozones, u organizua bashkerisht nga Banka Qendrore e Egjiptit dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Banka e Shqiperise mori pjese per here te pare ne kete aktivitet, nderkohe qe te gjithe te pranishmit mirepriten propozimin e bere nga organizatoret per perfshirjen e vendit tone ne takimet e ardhshme te ketij forumi, me te drejta te plota.

Duke folur per zhvillimet ekonomike ne Shqiperi, Guvernatori Fullani, njohu te pranishmit me zhvillimet me te fundit ekonomiko financiare ne vend, duke u ndalur ne vecanti ne situaten e sistemit bankar ne Shqiperi. Fullani ka qendruar ne te njejten linje me daljet e tij e koheve te fundit ne publik, kur theksoi se sistemi bankar ne Shqiperi nuk rezulton i prekur nga turbullira nderkombetare. Por menjehere me pas, ai shtoi se "rreziqet per te ardhmen me se shumti qendrojne mbi aktivitetin e ekonomise reale". Per kete arsye, sic edhe pasqyrohet ne deklaraten zyrtare te evenimentit, z. Fullani theksoi se eshte e domosdoshme te rritet me tej perdorimi i kredise bankare nga ana e sektorit privat. "Vetem duke u rritur kredia bankare nga subjektet private, do te mundesohet rritja e prodhimit dhe integrimi i metejshem i vendeve te Mesdheut me ekonomine globale".

Forumi

Seminari i peste konfirmoi angazhimet e meparshme te nje forumi te rregullt periodik, ne te cilin merr jete nje dialog aktiv dhe i vazhdueshem mbi ceshtje me interes te perbashket midis vendeve te Mesdheut. Kete vit seminari u perqendrua ne zhvillimet ekonomike dhe financiare te koheve te fundit qe po karakterizojne ekonomite e Zones se Mesdheut, ne strategjite e politikave monetare dhe pershtatshmerine e kurseve te kembimit, si dhe ne tendencat e fundit te sektorit bankar, me nje vemendje te vecante mbi nderlikimet qe vijne nga kriza globale financiare. Pjesemarresit u shprehen se faktoret qe rrezikojne rritjen ekonomike jane rritur, si rezultat i ngadalesimit te aktivitetit ekonomik global. Ne kete kontekst, u diskutuan edhe efektet e mundshme qe mund te kene zhvillimet ne ekonomite e vendeve te zhvilluara, ne kete rajon. Ne takim, u ra dakord per faktin se krijimi i vendeve te punes mbetet sfida kryesore ekonomike dhe shoqerore, ne periudhen afatmesme dhe ate afatgjate.

Bankat

Ne lidhje me zhvillimet ne sektoret bankare perkates te vendeve te rajonit te Mesdheut dhe implikimet per stabilitetin financiar, pjesemarresit permenden reformat e shumta te ndermarra ne kuadrin ligjor dhe ate rregullator gjate viteve te fundit. Ata shprehen synimin e tyre per vijimin e dhenies se mbeshtetjes ne fushen e privatizimit dhe ne hyrjen e bankave te huaja. Per shume vende, lehtesimi i procesit te kredidhenies per sektorin bankar dhe huate me probleme mbeten ceshtje me prioritet. Pjesemarresit rane dakord per faktin, se zhvillimi i metejshem i sistemit bankar dhe atij financiar eshte thelbesor per permiresimin e ndermjetesimit financiar, per mbeshtetjen e rritjes ekonomike, si dhe per integrimin e metejshem te rajonit te Mesdheut ne ekonomine globale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›