Aleatet e NATO-s, te percare mbi Gjeorgjine dhe Ukrainen
Nga Ian Traynor
Uashingtoni dhe disa prej aleateve te tij evropiane jane percare mbremjen e kaluar mbi ate sesi t'i pergjigjen kerkesave te Gjeorgjise dhe Ukraines per t'iu bashkuar NATO-s dhe mbi ate nese duhen rifilluar kontaktet e nivelit te larte midis NATO-s dhe Rusise qe ishin ngrire per arsye te pushtimit rus te Gjeorgjise ne gusht.
Ne prag te takimit te ministrave te Jashtem te NATO-s, te marten ne Bruksel, amerikanet mbeshteten nje formule te re e cila do t'i vendoste Ukrainen dhe Gjeorgjine ne nje rruge me te ngadalte drejt anetaresimit ne NATO. Por te pakten gjashte vende evropiane anetare te NATO-s e kundershtuan levizjen amerikane, e cila ishte mbeshtetur nga Britania, duke sugjeruar se takimi dy-ditor i NATO-s do te rezultonte ne nje perfundim te erret.
Prej 1999 anetareve te ardhshem te NATO-s u eshte dashur te ndjekin nje roadmap te njohur si Plani i Veprimit per Anetaresim (MAP) per tu kualifikuar per anetaresim. Ne nje Samit te NATO-s ne Bukuresht, ne muajin Prill, Presidenti Xhorxh Bush beri presion qe Ukraines dhe Gjeorgjise ti ishte akorduar MAP-i, por ai ishte mundur nga kancelarja Merkel e Gjermanise e cila argumentonte se nje hap i tille do te rriste mosmarreveshjet me Rusine. Samiti miratoi nje kompromis kontradiktor, duke u mohuar dy vendeve MAP-in ndersa deklaroi se ata eventualisht do te beheshin anetare te NATO-s. Samiti instruktoi takimin e sotem per te rishikuar ato vendime. Me mbeshtetjen britanike dhe ate te Evropes Lindore, amerikanet argumentuan mbremjen e djeshme se bllokimi mund te ishte kapercyer duke ecur perpara ne rrugen drejt antaresimit jashte MAP-it. Gjermania, Spanja, Italia dhe te tjeret nuk rane dakord, duke debatuar se nuk mund te kishte asnje proces te anetaresimit ne NATO pa ate.
"I gjithe diskutimi rreth MAP-it u be kaq i politizuar saqe ai humbi kuptimin e tij. Ai u kthyen ne nje dicka me simbolistike te madhe politike", tha nje zyrtar i larte amerikan. "Ne vetem duhet te perpiqemi qe ta leme kete menjane". Britaniket u perpoqen te ngrinin nje ure mbi percarjen duke propozuar qe procedura e MAP-it te mbetej e vlefshme, por kerkesat per anetaresim te Gjeorgjise dhe Ukraines te procedonin nepermjet dy komisioneve te vecanta midis NATO-s dhe aplikanteve. Vendet kryesore evropiane e refuzuan kete. Ne balance ata e shikojne Gjeorgjine si batakciun me te madh ne luften e Gushtit me Rusine, e konsiderojne presidentin e Gjeorgjise Mikheil Saakashvilin si te pasigurt, besojne se paqendrueshmeria politike ne Ukraine e ben ate te papershtatshme per NATO-n, dhe jane te shqetesuar per te shmangur konfrontimet e metejshme me Mosken. "Nuk ka consensus", thote nje zyrtar i larte ukrainas. "MAP-i nuk do ti jepet Ukraines. Ceshtja eshte hequr nga programi".
Ne vend qe te rrisin sigurine e NATO-s, te dy vendet post-sovjetike perfaqesojne nje rrezik sigurie per aleancen, argumenton kampi evropiano-perendimor. Diplomatet dhe analistet thone se percarja transatlantike eshte e tille saqe sesioni i sotem do te prodhoje nje formule e cila efektivisht perserit sinjalet kontradiktore te derguara ne Bukuresht. Ata shtojne se vendimi i Bukureshtit ishte nje gabim qe kontribuoi ne krizen e Gushtit ne Kaukaz.
Ceshtja e anetaresimit te NATO-s te dy vendeve eshte e lidhur ngushte me politiken perendimore karshi Rusise, aktualisht jo koherente dhe kontradiktore. Presidenti Nikola Sarkozi i Frances ne fillim te ketij muaji mbeshteti thirrjet ruse per nje samit me te madh vitin e ardhshem ne perpjekje per te ripercaktuar "arkitekturen e sigurise" se Evropes. Nje takim nderkombetar i ministrave te Jashtem ne Helsinki ne fund te kesaj jave mund te shikoje Gjermanine, Francen, Rusine dhe Finlanden qe mbeshtesin samitin, i cili eshte kundershtuar nga SHBA dhe Britania.
"Ne kemi institucione te mira evropiane te sigurise", thote nje zyrtar i larte amerikan. "Institucionet qe ekzistojne jane te forta. Nuk jam i bindur se ne kemi nevoje per nje arkitekture te re". Nje diplomat i larte evropian thote se propozimet ruse mund te shqyrtohen por amerikanet duhet te jene perfshire ne cdo diskutim mbi sigurine evropiane. "Gjeja e pare qe ruset duhet te bejne eshte qe te shpjegojne se cfare kane ne mend".
"The Guardian"