E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i Madridit fiton me Gramozin dhe ngre trofeun e trete "Taci Oil Cup"

Benzema shenoi per Realin e Madridit, 10 minuta para perfundimit te ndeshjes miqesore me Gramozin dhe ekipi spanjoll fitoi trofeun e trete "Taci Oil Cup". Dje ne "Qemal Stafa" perballe ekipit te Gramozit, Reali i Madridit fitoi 2-1, ndeshjen "show", duke fituar trofeun e trete. Gramozi zbriti ne fushe me disa perforcime nga ekipet e tjera te Superiores, si me portierin Shehi, Muken, Xhafen etj dhe lojtaret kryesore te ekipit te tij. Daniel Xhafaj ishte sulmuesi kryesor ne fushe per Gramozin gjate ndeshjes miqesore dhe me nje goditje te sakte, pas nje harkimi mbi portierin Dudek, realizoi vetem pas dy minutave loje. Ne minuten e 4-et, Ronaldo rrezikoi per Realin e Madridit, por goditja e tij perfundoi jashte kuadratit. Deri ne minuten e 10-te pati edhe ne rast nga ana e miqve, me autor Raul, por priti portieri i Gramozit, Shehi, ne pozicionin e duhur. Reali shton presionin dhe pas nje krosi nga ana e Ramos, Raul godet me koke mbi traun e portes. Per disa minuta ekipet nuk rrezikojne portat respektive dhe ne mesin e pjeses se pare jane madrilenet qe rrezikojne serish porten e Gramozit. Ne '28, sulmuesi kolonjar Hyseni pati nje moment te mire per te shenuar golin e dyte te ndeshjes. Aksion individual i Raul, i cili perfundoi me nje pjesemarrje te mire ne Kristiano Ronaldos. Luso nuk ishte i suksesshem ne goditjen finale per te ndeshkuar portierin Shehi. Goli i barazimit vjen nga braziliani Kaka. Pas nje krosi ne zone te Kristiano Ronaldos, Kaka godet bukur ne zhytje me koke dhe topi perfundoi ne rrjete. Serxhio Ramos pati dy mundesi per te shenuar deri ne kete moment te lojes. Kristiano Ronaldo sherbeu per Gutin, qe pati nje rast tjeter te shkelqyer per te shenuar golin e dyte, pa mundur dot qe te realizoje ne fund, pas goditjes se tij. Ne fund te pjeses se pare te ndeshjes ishte Raul qe krijoi rastin tjeter per gol dhe nuk mundoi do te realizonte. Pas perfundimit te pjeses se pare ndeshja eshte nderprere per nje kohe te gjate, per shkak te defektit te dritave. Me fillimin e pjeses se dyte, ne '47, nje aksion i Realit nderpritet ne zone dhe pas goditjes se denimit, ekzekutuar prej Ronaldos, topi perfundon jashte kuadratit. Kaka pati nje rast te paster ne zone, i vetem perballe portierit Shehi, por nuk arriti dot qe te dergonte topin ne rrjete ne mesin e pjeses se dyte. Dos Santos pati nje rast tjeter te mire per ekipin e Gramozit. Momente qetesie dhe raste te pakta, deri ne '80. Benzema, qe u aktivizua ne pjesen e dyte te ndeshjes, shenoi golin e fitores, per Realin e Madridit. Sulmuesi i Realit doli perballe portierit Ametlli, qe zuri vendin e Shehit ne pjesen e dyte, shenoi golin e fitores. Ne fund edhe nje rast per Realin e Madridit, me protagonist, Ronaldon, nuk solli golin e sigurise, por gjithsesi fitoren e miqve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›