E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikin emigrantët, 3200 vetëm sot në Kakavijë

Kakavijë, 31 gusht, NOA Plot 3200 persona ka qenë numri i emigrantëve të larguar sot për në shtetin fqinj, Greqi, përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë kufitare, sipas të cilave, fluksi i lartë i largimit të emigrantëve ka shënuar edhe një numër të lartë automjetesh që mbajnë radhë para autoriteteve doganore.

Konkretisht, mësohet se vetëm paraditen e sotme kanë qenë 1050 automjete, të cilat kanë kryer procedimet e nevojshme për të kaluar kufirin nga toka shqiptare, drejt asaj greke.

Pala jonë punon me 9 sportele ndërsa pala greke me 5 sportele, thuhet në komunikatën e lëshuar nga autoritetet e policisë kufitare në Kakavijë.

Ndërsa mësohet se gjatë ditës së djeshme kanë kaluar kufirin 5990 shtetas shqiptarë, si edhe 1860 automjete.

Falë masave të marra nga policia, raportohet se dhe gjithçka ka vijuar normalisht dhe se nuk janë krijuar incidente... (vijon).

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›