Hague në Beogradbisedime për rezolutën
PRISHTINE- Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, do të vizitojë nesër Beogradin. Ai do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë dhe do të bisedojë mbi tekstin e rezolutës për Kosovën, të cilën Serbia ia ka paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Shefi i diplomacisë britanike, vjen në Serbi disa ditë pas vizitës së ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwele, i cili në Beograd deklaroi se rezoluta mbi Kosovën duhet harmonizuar me qëndrimet e Bashkimit Evropian, dhe se para se gjithash duhet të bisedohet në Bruksel e jo në New York.
Pas takimit të ministrit gjerman, Beogradi zyrtar ka treguar gatishmëri për të zhvilluar konsultime rreth ndryshimeve eventuale të rezolutës, të cilën e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar të shtunën se Serbia do të konsultohet me Brukselin e Uashingtonin mbi mundësinë kompromisit i cili, siç ka thënë, nuk duhet t’i rrezikojë interesat shtetërore e kombëtare të Serbisë, por edhe të mos e konfrontojë Beogradin me fuqitë perëndimore.
Tadic ka paralajmëruar se dy delegacione të Serbisë këto ditë do të vizitojnë Brukselin dhe Uashingtonin dhe të zhvillojnë konsultime mbi rezolutën, por njëkohësisht e ka përjashtuar mundësinë e kompromisit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, dhe kjo është “vijë e kuqe” të cilën Beogradi nuk do ta kapërcejë.
Ditë më parë gazeta beogradase Blic ka shkruar se ministri i Jashtëm britanik, William Hague dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e kanë marrë personalisht mbi supe lobimin kundër rezolutës serbe rreth Kosovës. Gazeta beogradase Blic, duke iu referuar burimeve diplomatike, ka shkruar se Hague dhe Clinton u kanë dërguar letër liderëve të mbi 50 vendeve, ndër to edhe atij kinez, me të cilën kërkojnë që të mos e votojnë rezolutën serbe.
(m.a/tg/BalkanWeb)