E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikja e LSI nga qeveria, jep dorëheqjen kr. i këshillit të Bashkisë në Burrel

BURREL- Me pranimin e koalicionit parazgjedhor me Partinë Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim po vijon të lirojë postet politike që mbante në qeveri dhe administratën publike.

Kështu bëhet me dije se ka dhënë dorëheqjen kryetari i Këshillit të Bashkisë në Burrel, Lefter Ballabani.

Ky i fundit ka deklaruar se dorërëheqja e tij vjen pas prishjes së koalicionit të Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›