E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata ndal hovin e GoogleBooks

Nga Express më 24 mars 2011 në ora 11:18

Një gjykatë në New York ka hedhur poshtë marrëveshjen e arritur ndërmjet kërkuesit më të njohur në internet, Google, dhe botuesve të specializuar për botimin e librave online, nëpërmjet eBooks.

Ky vendim ka ngrirë projektin disavjeçar të gjigantit të internetit, i cili kishte bërë gati publikimin online të mijëra botimeve të reja.

Në vendimin e saj, gjykata nënvizoi se përmes marrëveshjes së arritur mes gjigantit Google dhe botuesve “shkohej shumë larg”, dhe Google kështu po i përvetësonte të drejtat dhe avantazhet që nuk mund të justifikoheshin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›