E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango s’e ka firmosur statutin

• Kreu i MTKRS-së, Ylli Pango, nuk e ka nënshkruar ende statutin e Federatës Shqiptare të Futbollit, megjithëse FIFA kishte bërë një ultimatum, duke paralajmëruar se nëse ai nuk e nënshkruankëtë dokument, deri në datën 21 shkurt, atëherë Shqipëria do të përjashtohet nga të gjitha organizatat ndërkombëtare. “Nuk ka asgjë për t’u alarmuar, sepse jemi drejt përfundimit dhe çdo gjë do të shkojë mirë, ka thënë drejtoresha e sporteve në MTKRS-së, Violeta Shqevi. Po diskutojmë në lidhje me një pikë që ka të bëjë me KAS-in shqiptar dhe sapo ajo të jetë zgjidhur, statuti do të firmoset”. Pango kishte deklaruar publikisht se ishte gati të firmoste statutin, vetëm pasi të bënte disa saktësime, ndërkohë që ka shfaqur frymë bashkëpunuese. Ndërkaq, MTKRS-ja duket se nuk ka hequr dorë nga auditi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›