E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikohet miqësorja me Arabinë

• Miqësorja kundër Arabisë Saudite, që ishte programuar të luhej më datë 21 mars në vendin e sheikëve, nuk është konfirmuar ende zyrtarisht dhe trajneri i Kombëtaresshqiptare është i shqetësuar, sepse një surprizë e hidhur nga ana e arabëve, mund t’i prishë axhendën Ari Hanit. Trajnerit të përfaqësueses shqiptare nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë. FSHF pret që arabët të derdhin e arkat e qeverisë së futbollit shqiptar një shumë prej 70 mijë eurosh për të zyrtarizuar gjithçka. Gjithsesi, deri tani nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë miqësore, që duket se po shkon drejt anulimit. Përveç kësaj, ai është mërzitur edhe me faktin që FSHF deri në orët e vona të ditës së djeshme nuk ka mundur që t’i sigurojë një biletë udhëtimi drejt Selanikut për sot, ku do të takojë Kristi Vangjelin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›