Iku S.B-ja i Italisë
Kavalieri tani është në pension. Presidenti Barak Obama ka përshëndetur menjëherë këtë ndryshim në politikën italiane.
Politika në Tiranë, sidomos miku i tij, S.B-ja shqiptar, zor se do reagojë. Kriza e dy vendeve fqinje u hëngri kokën dy kryeministrave, duke i lënë qeveritë në duar teknokratësh. Shpesh kur mediat e huaja raportonin për Shqipërinë, shkruanin se ajo ka afër dy shembuj shumë të keqinj nga BE-ja, Italinë dhe Greqinë. Kryeministri Sali Berisha ka marrë e po merr gjithmonë e më shumë nga këto shembuj. Ekonomia shqiptare po vuan peshën e borxhit, kurse rritja ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm gjatë qeverisjes Berisha.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Berisha u nënshtrua plotësisht nga Greqisë dhe Italisë. Të parës i dhuroi territor, për të dytën është gati të bëjë vendin një koloni për aventurat energjetike dhe plehrat. Janë të famshme dy kabllograme të ambasadës amerikane në Tiranë, i pari ku flitet se si Greqia po i merr bregdetin Shqipërisë dhe i dyti që flet se si Shqipëria po kthehet në koloni të Italisë.
Po ashtu do mbahen mend shakatë e Berluskonit me Berishën, kur i kërkonte atij femra në Tiranë, apo kur i lavdëronte gazetaret shqiptare në Itali. Berluskoni, një karagjoz i pandreqshëm shkrihej sa herë dëgjonte Berishën teksa fliste italisht dhe ia kërkonte shpesh ta bënte një gjë të tillë. Disa herë tentoi Berluskoni të jepte mbështetje për Berishën, duke përdorur kryesisht ndonjë nismë të Franko Fratinit, emri i të cilit del në përgjimet e një sekseri italian përkrah Ilir Metës.
Një S.B iku, po ky yni?
