Topalli: SHBA aleat i pazëvendësueshëm i demokracisë
Tiranë- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë takimit të sotëm me kongresmenin amerikan Gary Peters, deklaroi se SHBA është aleat i pazevëndësueshëm për konsolidimin e demokracisë në vendin tonë.
Gjatë bisedës kryetarja e Kuvendit Topalli shprehu gadishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimeve mes dy vëndeve në mënyrë që Shqipëria të ndërrmarë praktikat më të mira të legjislacionit dhe procedurave transparente që ka SHBA.
Duke vlerësuar mbështetjen e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, përsa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Topalli ka theksuar se partneriteti ynë në strukturën e Atlantikut të Veriut është thelbësor.
Ky anëtarësim ishte një nga ngjarjet më kulmore për Shqipërinë dhe partneriteti ynë në Aleancën e Veriut është shumë i rëndësishëm- u shpreh Topalli. Në vijim kryeparlamentarja vlerësoi kontributin e padiskutueshëm që ka dhënë SHBA për pavarësinë e Kosovës.
Nga ana e tij kongresmeni amerikan Peters, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, deklaroi se vendi i tij do vazhdojë të japë mbështetjen të plotë për mbarë shqiptarët.
Shkrime të tjera me interes: