E Diel, 1 Nëntor 2026

Iku nga shtëpia, akuzohet për braktisjen e fëmijëve

Ka braktisur tre fëmijët e saj dhe tani i duhet të përballet me drejtësinë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ka nisur procedimi penal ndaj 33-vjeçares Valbona Hoxha nga fshati Hotolisht, rreth 20 kilometra larg qytetit të Librazhdit. I njëjti burim pohon se Hoxha është larguar më 23 prill të këtij viti nga banesa, duke ia lënë të tre fëmijët bashkëshortit. Ai, pasi ka humbur shpresat për kthimin e saj në shtëpi, ka bërë kallëzim dje paradite. Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka nisur procedimin e saj nën akuzën "braktisje e fëmijëve të mitur", ndërkohë që policia e ka shpallur person në kërkim. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se 33-vjeçarja ka ikur në mënyrë klandestine në Greqi, duke shpjeguar se do të punonte për të mbajtur fëmijët e saj, pasi burrë e grua ishin të papunë. Hetimet rreth kësaj çështjeje vazhdojnë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›