E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen transformatori, panik në godinën e studentëve

Shpërthimi i papritur i kabinës kryesore elektrike në katin e parë të konviktit të studentëve të universitetit "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës ka shkaktuar panik te 300 studentet konviktore. Ngjarja ndodhi në orën 15:00 të së premtes, por është lokalizuar menjëherë falë ndërhyrjes së zjarrfikësve. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë së Gjirokastrës thanë për gazetën nga vendi i ngjarjes se shpërthimi i kabinës elektrike ka ardhur si pasojë e mbingarkesës dhe falë ndërhyrjes në kohë të punonjësve të policisë lokale dhe shërbimit zjarrfikës është bërë evakuimi i studentëve, si dhe shuarja e flakëve të zjarrit. "Të gjithë banorët e godinës gëzojnë shëndet të mirë dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është plagosur", thanë zyrtarët e policisë, duke nënvizuar se godina katërkatëshe e ndërtuar 20 vjet më parë, nuk i plotëson kushtet e daljes së emergjencës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›