Raikonen e Masa, të kënaqur me modifikimet
Kimi Raikonen dhe Felipe Masa janë shprehur të kënaqur me modifikimet në modelin F60 të Ferrarit në Botërorin 2009 të F1. Pilotët e kokëkuqes ishin optimistë, pavarësisht se në provat e lira në Barcelonë ata u renditën në vendet 10-të dhe 15-të. "Mendoj se makina është përmirësuar, por duhet të presim provat zyrtare për të vlerësuar kohët e regjistruara", tha finlandezi. Në anën tjetër, Masa shtoi: "Bëmë një hap përpara. Me modifikimet, makina as që nuk mund të krahasohet me atë të fillimsezonit".