E Diel, 1 Nëntor 2026

Il Sole 24 ore Berisha Shqiperia vend i mundesive

Vizites se Kryeministrit shqiptar Sali Berisha ne Itali i ka paraprire nje interviste per te perditshmen italiane Il Sole 24 ore ne te cilen ai eshte ndalur tek investimet italiane ne Shqiperi dhe bashkepunimi ne fusha prioritare si turizmi dhe energjia. Sipas tij Italia mbetet vendi kryesor sa u perket eksporteve shqiptare qe shenjuan rritjen me te madhe ekonomike nder 20 vjet. Rruga qe kemi pershkruar deri tani ka qene shume e gjate. Por duke marre ne konsiderate kushtet ne te cilat e nisnim rrugetimin tone Shqiperia ka perparuar me me shpejtesi se vendet e tjera. 20 vite me pare ne kohen e renies se komunizmit ishim realiteti me i varfer ne Evrope. Sot rritja e GDP-se eshte 3.3 ne vit inflacioni eshte 2.2. Te gjitha keto na bejne te jemi optimiste.

Marredheniet midis dy vendeve tona jane shume te ngushta. Italia eshte vendi kryesor per eksportet shqiptare me 58 ne vitin 2009 ne 71 ne vitin 2010. Nga te gjitha rajonet e Italise rajoni i Lombardise eshte i dyti mbas atij te Puljas nga bashkepunetoret ekonomike kryesore. Dhe kjo na gezon pa mase. Deshirojme te forcojme prezencen e kompanive te vogla te mesme qe ndodhen ne vendin tone si ne ndertim ne tekstile dhe kepuce me ndihme e kompanive financiare prezente ne Shqiperi si banka e Gruppo Veneto dhe Intesa San Paolo per te terhequr te tjera kompani aktive ne sektorin e energjise hidroelektrik ate eolik etj. - deklaroi z. Berisha. Kryeministri shqiptar permendi gjithashtu potencialet e medha qe ofron Shqiperia ne fushen turizmit duke ftuar biznesin e Lombardise te behet pjese e investimeve ne kete sektor. Vendi yne ofron mundesi te shumta per biznes ka nje bregdet te mrekullueshem dhe eshte i hapur per turizem eshte i pasur me pasuri natyrore dhe eshte nje parajse per energjine alternative. Jemi duke i dhene vendit infrastrukturen rruget dhe cdo gje tjeter te nevojshme per te terhequr biznesmenet e huaj. Mbetet vetem veshtiresia per te zgjedhur - deklaroi z. Berisha.
I pyetur nga gazeta lidhur me imazhin e Shqiperise 20 vjet pas eksodit masiv Kryeministri thote se vendin e ketij realiteti e ka zene ai i nje vendi ne zhvillim.
Shqiperia nuk eshte me vend i anijeve te vjetra te mbushura me mjerim dhe klandestine te hedhur ne bankinat e Portit te Barit 20 vite me pas duhet te zevendesojme kete imazh te ngulitur ne memorien kolektive me ate te nje vendi ne gjendje per ti ofruar kompanive italiane shume mundesi biznesi - u shpreh z. Berisha. Lidhur me mundesite qe ofron Shqiperia per te gjithe emigrantet shqiptare Kryeministri Berisha tha se qeveria mbetet e hapur per te gjithe te talentuarit qe duan te angazhohen ne vendin e lindjes.
Ne i duam ketu ne Shqiperi qytetaret tane. I duam te kthehen ne shtepi talentet tona. Pa bere asnje diference per vendet ne te cilat kane emigruar Greqi apo Itali. Per te gjithe ka nje program te cilin e kemi quajtur Brain Gain i cili perben per ne nje faktor shume te rendesishem ka financime te palimituara gati ne rast se keta qytetare shqiptare te talentuar do te trokasin ne dyert tona qe per ta jane dhe do te mbeten gjithmone te hapura - theksoi Kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›