Protestat BE Opozita te dialogoje me mazhorancen
Brukseli shpreh shqetesimin e tij per tonet e ashpra ne seancen e fundit parlamentare duke u nder i zhgenjyer nga bllokimi i punes ne Parlamentin shqiptar. Permes nje deklarate zedhenesja e Komisionerit per Zgjerimin Stefan Fule theksoi dje se tani pritet jo pengimi i procesit ne Kuvend por pjekuri vetepermbajtje dhe pergjegjesi per veprimet politike. Ajo qe eshte e domosdoshme ne cdo demokraci te shendoshe eshte funksionimi i nje dialogu politik midis qeverise dhe opozites. Per te pasur nje dialog politik ky duhet te bazohet ne respektin e ndersjelle dhe jo ne retorike. Kjo kerkon nje komunikim te shendoshe mes anetareve te qeverise dhe te opozites. Pra ne e kemi shprehur kete fare qarte ne paketen e zgjerimit per vitin 2010 qe ne Shqiperi eshte e domosdoshme te gjendet nje zgjidhje per krizen politike qe qeveria dhe opozita te gjejne rrugen e dialogut te bashkepunimit - tha zedhenesja Natasha Butler. Ndersa per protesten e opozites ne 21 janar Butler deklaroiNe nje demokraci eshte krejt normale te kete ide te ndryshme dhe njerez qe mendojne ndryshe nga njeri-tjetri. Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe qeveria dhe opozita te bejne te gjitha perpjekjet e duhura per te dialoguar me tone te qeta per te gjetur nje zgjidhje e them edhe nje here duke respektuar njeri-tjetrin. Kjo duhet bere ne menyre qe Shqiperia te mos vonohet me. Nese ndodhin gjera te padeshirueshme nese Shqiperia nuk zbaton rekomandimet e Komisionit Evropian qe jane 12 te tilla thelbesore nese ajo nuk aprovon ligje me shumice te kualifikuar per te arritur normat evropiane atehere ajo rrezikon te vonohet dhe te mbetet pas vendeve te tjera qe kane kerkuar si edhe ajo te pranohen ne Bashkimin Evropian. Deklarata nga zyra e Fules vjen nje dite pas perplasjeve te forta ne Kuvend per shkak te te cilave seanca plenare e pare e 2011-s u nderpre 6 here.